Gjest i madh, kryetari i KF Besa...

Futboll

Gjest i madh, kryetari i KF Besa...

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 13:59
Gjest i madh, kryetari i KF Besa

Edhe klubi i KF Besa nga Dobërdolli i Gostivarit ka treguar zemërgjerësinë e tij, duke iu gjendur pranë futbollistëve të saj në këtë kohë pandemie.

Sali Salija, kryetar i klubit i ka thënë gazetarit Reshat Ibrahimi se gjatë kësaj periudhe sponsori i përgjithshëm i klubit, Globalimobile, Zijadin Tahiri, i cili është në Zvicër, u ka ndarë futbollistëve nga gjysmë rroge.

“Edhe ne si KF Besa të gjithë lojtarëve që gjatë kësaj periudhe ishim jo aktiv iu kemi ndarë 50% të rrogës. Këto pagese janë bërë nga sponsori gjeneral Globalimobile, z.Zijadin Tahiri që jeton dhe vepron në Zvicër”, deklaroi kryetari i klubit Sali Salija për gazetarin Reshat Ibrahimi.

Kujtojmë se, KF Besa do të luaj ndeshje balotazhi për plotësimin e një vendi në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut-grupi i Perëndimit kundër Fortunës nga Hasanbegu dhe KF Vllaznimi nga Veleshta e Strugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat