E kërcënoi Mourinhon me vdekje

Futboll

E kërcënoi Mourinhon me vdekje

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 14:07
E kërcënoi Mourinhon me vdekje

German “El Mono” Burgos largohet nga Atletico Madrid.

Pavarësisht se kishte edhe 3 vite kontratë, tekniku argjentinas ka vendosur të ndahet nga “El Cholo” për të nisur karrierën si trajner i parë në fund të këtij sezoni.

Për Burgos ekziston mundësia e kthimit në Argjentinë: në rast lamtumire të Gallardo do të marrë stolin e River Plate, edhe pse mundësia më konkrete është të drejtojë Union Santa Fe.

Burgos u bë i famshëm sidomos sepse shihet përherë duke debatuar me arbitrat apo kundërshtarë, një farë “truproje” e Simeones, teksa dikur kërcënoi Jose Mourinhon (“ta pres kokën”) gjatë derbit të Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat