Çfarë shkruhet për Shaqirin? - Bota Sot
Çfarë shkruhet për Shaqirin?

Futboll

Çfarë shkruhet për Shaqirin?

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 14:33
Çfarë shkruhet për Shaqirin?

Liverpool tashmë është duke u përgatitur për një largim të mundshëm të Xherdan Shaqirit gjatë afatit kalimtar të janarit, përderisa mediumet angleze raportojnë se Jurgen Klopp dëshiron ta kthejë Harry Wilsonin e huazuar në Bournemouth për ta zëvendësuar Shaqirin.

Liverpooli pritet ta marrë një vendim për të ardhmen e Xherdanit Shaqirit gjatë afatit kalimtar të verës. Sulmuesi është përballur me një sezon të vështirë këtë vit, shkaku i lëndimeve të shumta, që e kanë kufizuar në vetëm gjashtë paraqitje në Premierligë këtë sezon.

Por, përkundër mungesës së tij në shumicën e ndeshjeve të Liverpoolit gjatë sezonit 2019/20, Shaqiri ka ende cilësi të shumta, që kanë bërë që shumë klube të jenë interesuar për të së fundi.

Ai është dy-herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe pasi që është ende 28-vjeçar, ka ende mundësi të kontribuojë te cilado skuadër që e siguron transferimin e tij.

Sapo të përfundojë sezoni aktual 2019/20, përfaqësuesi zviceran me prejardhje nga Gjilani prite të ulet në tavolinë për ta diskutuar të ardhmen e tij me përfaqësuesit e Jurgen Kloppit.

Pasi që trajneri Jurgen Klopp nuk mund t’i garantojë më atij minuta lojë, Shaqiri raportohet se është i gatshëm të largohet nga Anfield këtë verë.

Newcastle raportohet të jetë klubi që ka më së shumti gjasa ta transferojë Shaqirin këtë verë, nëse shitet klubi përfundimisht te sheiku i pasur nga Arabia.

Nëse realizohet transferimi në Newcastle, atëherë Liverpool Echo shkruan se Harry Wilson, i cili për momentin është i huazuar në Bournemouth, mund të jetë zëvendësuesi i tij në skuadrën e Kloppit.

Uellsiani i shënoi shtatë gola në Premierligë këtë sezon dhe dëshiron t’i garantohen disa minuta lojë para se të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij në Anfield.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat