Pandemia shkaktoi krizë

Futboll

Pandemia shkaktoi krizë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 14:37
Pandemia shkaktoi krizë

Presidenti i Portos, Pinto da Costa, në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të klubit ka rrëfyer se pandemia i ka prishur shumë punë ekonomikisht dhe për të ardhmen.

Numri “1” i dragonjve shprehet se ishte duke biseduar për disa transferime futbollistësh që do të kishin sjellë në arkat e klubit rreth 150 milionë euro. Deklarata që ndjekin ato të presidentit të Benficas, Luis Filipe Vieira, që kishte folur për dy transferime për një shitje totale prej rreth 200 mln euro, tashmë të bllokuar.

“Lexova pak intervistën e presidentit të Benficas që tha se pandemia i bllokoi dy shitje për 200 mln euro në total. Edhe ne na bllokoi, edhe pse i afroheshim më shumë 147 mln euro”.

“Nëse do të kishim arkëtuar, tani nuk do të ishim në krizë! Pandemia preku gjithë botën dhe jo Portugalinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat