Kryeministri i ri premton ndërtimin e stadiumeve me standarde ndërkombëtare - Bota Sot
Kryeministri i ri premton ndërtimin e stadiumeve me standarde ndërkombëtare

Futboll

Kryeministri i ri premton ndërtimin e stadiumeve me standarde ndërkombëtare

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 14:39
Kryeministri i ri premton ndërtimin e stadiumeve me standarde ndërkombëtare

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.

Në mes të tjerash, Hoti, ish-zëvendëskryeministër në qeverisjen e kaluar, e drejtuar nga Albin Kurti, ka folur shkurtimisht edhe për sportin.

Ai ka thënë se sporti është në mesin e prioriteteve më të rëndësishme të qeverisjes së tij.

“Sporti do të jetë prioritet yni në qeverisjen e re. Ne do të punojmë edhe në ndërtimin e stadiumeve me standarde ndërkombëtare”, ka thënë Avdullah Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat