Grezda rrezikon karrierën me dy vjet pezullim

Futboll

Grezda rrezikon karrierën me dy vjet pezullim

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 14:57
Grezda rrezikon karrierën me dy vjet pezullim

Eros Grezda ka dëmtuar jo vetëm imazhin e tij me goditjet ndaj një kundërshtari në parkingun e stadiumit pas ndeshjes mes Osijekut dhe Rijekës.

Futbollisti i përfaqësueses shqiptare mund të dënohet rëndë nga komisionet disiplinore të federatës kroate, deri në përjashtimin për dy vite nga aktivitetet futbollistike që praktikisht do të shkatërronin karrierën e tij.

Sipas rregulloreve të kampionatit kroat, ka një nen të caktuar mbi sulmet fizike të një lojtari ndaj një kundërshtari në fushë apo jashtë saj, siç veproi Grezda.

Dënimi i parë është me pezullimin për 2 deri në 6 ndeshje, ndërsa në rastet më të rënda, kur vlerësohet se lojtari është dëmtuar me qëllim apo agresori ka pasur qëllim të dëmtojë kundërshtarin, kjo mund të shkojë nga 6 muaj në 2 vite pezullim nga të gjitha aktivitetet futbollistike. Sigurisht, ekziston edhe rasti ekstrem i përjashtimit të përjetshëm, por ai nuk është aplikuar asnjëherë.

Por në mediat kroate janë të bindur se Federata nuk do të përdorë masën më të rëndë për të vlerësuar gjestet e Grezdës.

Kështu, ai do të evitojë pikën e rregullores së “tentativës së dëmtimit të kundërshtarit” që do të çonte në pezullime disamujore apo dyvjeçare. Sipas ekspertëve në Kroaci, dënimi i Grezdës pritet të jetë 5-6 ndeshje, por që praktikisht do të mbyllnin edicionin për të, pasi tashmë në kampionatin kroat kanë mbetur për t’u luajtur edhe 10 ndeshje dhe ai do ta kishte të veshtirë të kthehej në formë për sfidat përmbyllëse të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat