Zeqiri parashikon se cila skuadër mund të jetë më afër titullit në Kosovë - Bota Sot
Zeqiri parashikon se cila skuadër mund të jetë më afër titullit në Kosovë

Futboll

Zeqiri parashikon se cila skuadër mund të jetë më afër titullit në Kosovë

Nga: Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:47
Zeqiri parashikon se cila skuadër mund të jetë më afër titullit në Kosovë

Njohësi i mirë i futbollit tonë, ish futbollisti i Gjilanit dhe Dritës, dhe ndër më të mirët që ka pasur Anamorava Arben Zeqiri, në lidhje me vazhdimin e Kampionatit të Kosovës në futboll, në një intervistë për gazetën kombëtare ‘Bota sot’, ka deklaruar: “ I pari e kam thënë që futbolli i Kosovës do të rikthehet dhe ashtu ndodhi po ashtu edhe që stërvitjet duhet të rifillojnë në grupe pastaj i tërë ekipi...

Gjithashtu e kam thënë edhe më parë që orari i ngjeshur detyrimisht do të lë pasoja të futbollistët dhe produktiviteti i tyre në fushë, vazhdimësia e paraqitjeve të mira apo stabilitetit i formës së përgjithshme sportive, përgatitja fizike si dhe veçmas ajo psikologjike,  do të jenë faktorët përcaktues në rezultatet e përgjithshme të ekipit...

Trajnerët varësisht fondit të futbollistëve do të duhej të praktikojnë sistemin e rotacioneve, për ti shfrytëzuar të gjithë fondin e futbollistëve si dhe për të patur në dispozicion futbollistët gjithmonë të freskët, në mënyrë që të nxjerrin maksimumin nga struktura aktuale e futbollistëve që kane në dispozicion...

Se kush do të jetë kampion përcaktues do të jenë faktorët e sipërpërmendur dhe sasia e futbollistëve cilësorë që kanë aktualisht trajnerët në dispozicion... 

Ish mesfushori fantastik i Gjilanit më tutje ka deklaruar se:

"Katër ekipet pretenduese për titull Ballkani, Drita, Gjilani e Prishtina do të mëtojnë titullin dhe daljen në Evropë me çdo kusht andaj përcaktuese do të jenë ndeshjet direkte ndërmjet këtyre ekipeve, dhe një përparësi të lehte në këtë drejtim do të ia jepja Gjilanit, ngase prej 11 ndeshjeve, 7 i luan si vendas, duke mos harruar në asnjë mënyrë futbollin e bukur te Ballkanit, përvojën e madhe të futbollistëve të Dritës, dhe fondin cilësor të Prishtinës si dhe etjen e saj për tituj sikurse e ka gjithmonë primare...

Tutje, analisti i njohur i futbollit ka deklaruar: "Edhe një faktor tjetër do të jetë përcaktues e që e kam thënë prej kohësh, se kush do të jetë kampion edhe nga "paraqitjet"  e Feronikelit dhe Llapit, që të dyja larg titullit kampion, e Feronikeli me të vetmin objektiv kupën e Kosovës për të dalur në Evropë... 

Zeqiri, shtoi se përparësi e lehtësim për të gjithë trajnerët do të jetë numri prej 5 zëvendësimeve që do ta kenë për ndeshje, si masë lehtësuese dhe parandaluese për lëndimet, por kjo sipas Zeqirit do të jetë thikë me dy teha meqë ekipet në rast të rezultatit pozitiv do të përpiqen që duke bërë të gjitha zëvendësimet, të fitojnë në kohë dhe me këtë të zvogëlojnë intensitetin e lojës si dhe lojën efektive e cila sipas statistikave të fundit të futbollit tonë lë shumë për të dëshiruar.

Zeqiri po ashtu thekson se “edhe një garë do të jetë edhe në ndërmjet trajnerëve se cili  nga ta, do të jetë më i aftë që ti përgatisë e motivojë në aspektin psikologjik futbollistët duke u bazuar në faktin që ndeshjet do të luhen pa shikues ...
Fat e shëndet për futbollistët, si dhe vijim të mbarë për të gjitha klubet e elitës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat