Presidenti i Portos: Pandemia na ka bllokuar

Futboll

Presidenti i Portos: Pandemia na ka bllokuar

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:25
Presidenti i Portos: Pandemia na ka bllokuar

Presidenti i Portos, Pino Da Costa deklaroi për mediat portugeze se koronavirusi i ka bllokuar disa operacione merkatoje me shumë leverdi, ndërsa nuk ka ngurruar të përmendë edhe shifra.

Disa lojtarë të Portos janë prej kohësh në listën e objektivave të klubeve më të mëdha europiane, por numri një i klubit portugez pranoi se kriza e diktuar nga pandemia, ka pezulluar shumë marrëveshje.

“Kam pasur oferta të shumta për një pjesë të mirë të lojtarëve. Kishim mbyllur disa marrëveshje në vlerën e 147 milionë eurove, por tani gjithçka u anulua, për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia.

Nuk e di nëse klubet e mëdha do të jenë sërish gati të paguajnë të njëjtat shifra për ata lojtarë”, tha Pino Da Costa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat