SHF Arbëria kampion me grupmoshën U17

Futboll

SHF Arbëria kampion me grupmoshën U17

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:30
SHF Arbëria kampion me grupmoshën U17

Ish futbollisti Ismet Ramushi dhe trajneri i shkollës së futbollit Arbëria U-17, është krenar me suksesin e djemve të tij.
“Jemi njoftuar zyrtarisht nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan që edicioni 2019/20 ka përfunduar për shkak të përhapjes së "COVID-19".

Me këtë rast Shkolla e Futbollit "Arbëria" shpallet kampion me grupmoshën e 17 - vjeçarëve, pasi që Federata e Futbollit e Kosovës ka njohur meritat e renditjes tabelare dhe me ç'rast ishim në pozitën e parë në këtë grupmoshë edhe jemi kampion.

Falënderoj së pari prindërit për besimin që patën për t'i afruaru fëmijët e tyre në SHF "Arbëria", pastaj futbollistët për gjithë mundin e dhënë, disiplinën dhe sakrificën e treguar.

Image

Bashkëpunëtorët, donatorët dhe përkrahësit e vazhdueshëm të Shkollës së Futbollit "Arbëria" kanë vend të veçantë në këtë pjesë, ndaj dua që t'i falënderoj nga zemra.

Falënderoj gjyqtarët, delegatët, doktorët e ndeshjeve dhe kundërshtarëve për lojën fer dhe korrekte të treguar gjatë kampionatit.
Shumë shpejtë do të vijmë me një njoftim në lidhje me zhvillimin e seancave stërvitore”, shkroi Ramushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat