Veleshta rregullon fushën

Futboll

Veleshta rregullon fushën

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:33
Veleshta rregullon fushën

Edhe KF Veleshta nga Struga ka nisur të rregullojë stadiumin e saj.

Në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social facebook kanë ndarë disa fotografi nga punimet e ditëve të fundit. Veleshtarët falënderojnë të gjithë ata që ndihmuan në rregullimin e stadiumit.

“Falenderojmë Federatën e Futbollit të Maqedonisë, Falenderim i veçantë për zv.drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport z.Izmit Nura, KABA Trans Veleshta për kontributin e dhënë në rregullimin e Stadiumit!”, thuhet në njoftimin e klubit veleshtar të Strugës.

KF Veleshta së bashku me Fortunën nga Hasanbegu dhe KF Besa nga Dobërdolli i Gostivarit do të luajnë në balotazh për plotësimin e një vendi në ligën e dytë të Maqedonisë-grupi Veri./reshat ibrahimi/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat