Kukësi luan vetëm për fitore

Futboll

Kukësi luan vetëm për fitore

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:39
Kukësi luan vetëm për fitore

Ditën e sotme do të rifillojë kampionati në Shqipëri pas një pauze të gjatë për shkak të shpërthimit të pandemisë.

Kukësi do të kërkojë të luftojë për titullin kampion, derisa matematika ta lejojë, ndonëse është 9 pikë larg Tiranës kryesuese.

Ditën e sotme verilindorët do të kenë një sfidë tepër delikate, teksa do të luajnë me Luftëtarin të cilët renditen të parafundit dhe mbijetesa duket thuajse e pamundur për ta.

Gjirokastritët do të përpiqen të bëjnë surprizën në këtë ndeshje, për t’i marrë qoftë dhe një barazim Kukësit. Të besuarat e Shehit do të kërkojnë më çdo kusht fitoren, për të shpresuar në një gabim të Tiranës dhe për të synuar më pas kreun e renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat