Maxi Lopez nën akuzë: Është më idioti. Më thoshte zezak m… në fushë - Bota Sot
Maxi Lopez nën akuzë: Është më idioti. Më thoshte zezak m… në fushë

Futboll

Maxi Lopez nën akuzë: Është më idioti. Më thoshte zezak m… në fushë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 21:18
Maxi Lopez

Si shumë personazhe në botën e sportit, edhe Maxi Lopez është shprehur kundër racizmit ditën e martë, në kulmin e protestave për vdekjen në Minneapolis të George Floyd, afro-amerikani i vrarë nga një polic gjatë një kontrolli.

Megjithatë, pikërisht pas këtij qëndrimi, për ish-bashkëshortin e Wanda Nara-s, sot sulmues i Crotone-s, kanë ardhur akuza shumë të rënda.

Akuza që janë bërë nga Marcelo Benvenuta, mbrojtës i Botafogo-s. Braziliani, në fakt, ka rrëfyer një episod që ka ndodhur gjatë kohës që Maxi Lopez luante në Brazil me fanellën e Vasco da Gama:

“Më thoshte zezak m… Është lojtari më idiot me të cilin kam luajtur. Nuk i kam bërë asgjë gjatë ndeshjes dhe nuk kam folur me asnjeri për këtë. Kam ruajtur kontrollin, por kur jam kthyer në shtëpi, jam ulur dhe kam menduar: ‘Nëse do të luajmë përsëri kundër Vasco-s, do të dal me të kuq”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat