Challandes: Ferri është prapa futbollit me dyer të mbyllura

Futboll

Challandes: Ferri është prapa futbollit me dyer të mbyllura

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 23:30
Bernard Challandes

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka parodizuar me thënien e filozofit Jean-Paul Sartre, duke thënë se ferri është prapa futbollit me dyer të mbyllura.

Sartre njihet për thënien e tij se ferri është te njerëzit e tjerë.

“Ne gjithmonë mund të luajmë futboll, me apo pa shikues, me apo pa të drejta televizive, me apo pa VIP-a, VAR dhe të tjerat. Një top lecke, fëmijë, guralecë si shtylla dhe fillojmë. Loja vihet para gjithçka tjetër”, shprehet Challandes.

“Do të isha i lumtur që të kthehem në stadium edhe nëse fqinji im është dy ulëse larg. Për Jean-Paul Sartre, ferri është te njerëzit e tjerë, duke e parodizuar atë, unë do të thosha se ferri është prapa futbollit me dyer të mbyllura”, shtoi trajneri i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat