Barcelona planifikon transferimin e dy futbollistëve që mund ta zëvendësojnë Messin

Futboll

Barcelona planifikon transferimin e dy futbollistëve që mund ta zëvendësojnë Messin

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 12:05
Ilustrim

Barcelona raportohet se po dëshiron transferimin e Neymarit e po ashtu edhe të Lautaro Martinez, për shkak që dy futbollistët po shihen si zëvendësuesit e mundshëm të Messit.

Barcelona po kërkon të sjellë futbollistë që mund të luajnë përkrah yllit të tyre e po ashtu edhe të jenë të aftë të zëvendësojnë atë.

Klubi spanjoll është afër arritjes së transferimit me Lautaron mirëpo më problem ka transferimin e Neymarit pasi që PSG po kërkon një shumë të madhe parash për të.

Martinez ka bërë paraqitje mjaftë të mira në Itali duke shënuar 16 gola në 31 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat