Diego Costa dënohet me gjashtë muaj burg

Futboll

Diego Costa dënohet me gjashtë muaj burg

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 13:27
Diego Costa

Sulmuesit të Atletico Madrid, Diego Costas, i është dhënë një dënim me burg prej gjashtë muajsh dhe një gjobë prej 543,208 euro për mashtrim tatimor, megjithëse sipas ligjit spanjoll, ai nuk do të vuajë dënimin me burg.

Costa, 31 vjeçar, u deklarua fajtor për shmangie të tatimeve në një gjykatë në Madrid të enjten në mëngjes.

Akuzat kanë të bëjnë me vitin 2014, kur spanjolli nënshkroi për Chelsean nga Atletico Madrid.

Costa ka paguar te autoritetet spanjolle shumën e papaguar vitin e kaluar, dhe do të paguajë tani dënimin prej 543,208 euro.

Dënimi i tij me burg është zëvendësuar me një gjobë shtesë, siç është e njohur në Spanjë për dënimet nën dy vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat