Silva nuk do të rinovojë me PSG-në

Futboll

Silva nuk do të rinovojë me PSG-në

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 13:29
Silva nuk do të rinovojë me PSG-në

Ismael Bennacer mund të largohet pas një viti nga Milani. Mesfushori i blerë nga Empoli verën e shkuar, tashmë kërkohet nga Manchester City. RMC Sport shkruan se algjeriani është telefonuar nga vetë trajneri Pep Guardiola, i cili ka tentuar ta bindë.

Milani normalisht nuk dëshiron të humbë një nga lojtarët më të mirë të mesfushës, por në kontratë ka një klauzolë që e lë të lirë Bennacer. Për 50 milion euro ai mund të shkojë aty ku dëshiron dhe mbetet të shihet nëse Pep e ka bindur atë. Edhe PSG e do mesfushorin.

Benaccer ka qenë edhe më parë në Angli, tek Arsenali. Mungesa e hapësirave e bëri që të pranonte të transferohej në Itali, ku fillimisht u aktivizua në Serie B me Empolin. Tashmë është pjesë e rëndësishme e Milanit.

BRAZILIANI – Thiago Silva nuk do të rinovojë me PSG-në dhe ai është i gatshëm të rikthehet në Milano. Ai është i lidhur me kuqezinjtë, skuadrën e tij të parë në Europë. Madje ai me fanellën e Milanit ka fituar edhe titullin kampion, para se të largohej në vitin 2012 për 42 milion euro.

Tashmë në Itali ai mund të rikthehet me parametra zero, por është 36 vjeç. Menaxheri i tij ia ka ofruar Milanit, por problemi kryesor mbetet mosha. Ralf Ragnick, i cili pritet të drejtojë projektin teknik të gjigantit italian, kërkon të bazohet te lojtarët e rinj dhe Thiago Silva nuk e plotëson këtë kriter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat