Fusha në Gjilan në gjendje shumë të mirë

Futboll

Fusha në Gjilan në gjendje shumë të mirë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 13:31
Fusha në Gjilan në gjendje shumë të mirë

Futbolli në Kosovë është rikthyer përsëri me ndeshjet e DigitAlb Kupës së Kosovës të cilat janë zhvilluar në mesjavë.

Kurse, Superliga e Kosovës pritet të vazhdojë në fundjavë me përballje tejet interesante, shkruan "Sheshi".

Skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani, ndeshjet do t’i zhvillojnë në cilësinë e vendasit.

Drita të shtunën e pret skuadrën e Flamurtarit, ndërsa Gjilani të dielën do të luaj kundër Trepçës ’89.

Pushimi i gjatë si shkak i pandemisë së koronavirusit ka bërë që stadiumet në Kosovë të lulëzojnë dhe të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.

Gjithashtu, edhe stadiumi i qytetit në Gjilan është në gjendjen fantastike për skuadrat gjilanase që luftën e nxehtë për titull do ta vazhdojnë deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat