Njofton largimin nga Bajerni

Futboll

Njofton largimin nga Bajerni

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 13:49
Njofton largimin nga Bajerni

Rrugët e Zven Ulraish dhe Bajernit të Mynihut pritet të ndahen në fund të këtij sezoni. Portieri 31-vjeçar është në kërkim të një klubi të ri, ku ai do të ketë mundësi të luajë më shumë.

“E qartë është se në sezonin e ardhshëm, unë nuk dua që të jem numri 3. Do provoj të gjej një klub të ri”, tha Ulraish për “Sport 1”, i cili në sezonin 2020-’21 pritet të jetë zgjedhje e tretë e trajnerit Flik, pas kapitenit Manuel Nojer dhe portierit që do të vijë për ta zëvendësuar nga Shalke, Aleksander Nybel.

Kontrata e Ulraishit me Bajernin skadon në vitin 2021 dhe ish-gardiani i Shtutgartit, i cili luan prej vitit 2015 me rekordmenët, ka vetëm një mënyrë për ta respektuar atë deri në fund: “Nëse nuk ka një alternativë të përshtatshme, është e mundur që ta respektoj kontratën. Në këtë rast, do luftoj për të vazhduar që të mbetem numri 2”.

Për gardianin, i cili ka regjistruar 68 ndeshje deri tani në portën e bavarezëve, por që këtë sezon nuk ka luajtur ende, ka shfaqur interes klubi i Shalkes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat