Delegohen gjyqtarët e javës së 23-të në Superligë

Futboll

Delegohen gjyqtarët e javës së 23-të në Superligë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 14:37

Futbolli në Kosovë është rikthyer përsëri me ndeshjet e DigitAlb Kupës së Kosovës të cilat janë zhvilluar në mesjavë.

Kurse, Superliga e Kosovës pritet të vazhdojë në fundjavë me përballje tejet interesante.

Këtë herë nuk do të ketë delegim të gjyqtarëve, pas gjyqtarët ishin deleguar në muajin mars, një ditë para se të ndërpreheshin aktivitetet.

Llapi – Dukagjini, referohet nga Genc Nuza, ndërsa në takimin Drita – Flamurtari, i deleguar është Selim Isufi, ndërsa Mervan Bejtullahu, në ndeshjen Feronikeli – Vushtrria.

Gramos Shala është në sfidën Gjilani – Trepça ’89, Alban Shala në Ballkani – Drenica dhe Dardan Çaka në takimin Prishtina – Ferizaj.

Image
Tabela
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat