Isuf Lumi, njeriu që iu doli përballë pushtuesve serb!

Futboll

Isuf Lumi, njeriu që iu doli përballë pushtuesve serb!

Nga: K. Goca Më: 4 qershor 2020 Në ora: 15:02
Isuf Lumi, njeriu që iu doli përballë pushtuesve serb!

Isuf Lumi nuk është në këtë botë! Ai ka ndërruar jetë me 1 prill të vitit 2010 sa ishte në postin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Basketbollit të Kosovës. 

Njeriu që dha shumë për basketbollin dhe sportin. Në kohërat më të vështira mori një detyrë shumë të rëndë e me rrezikshmëri të lartë, u zgjodh kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës në vitin 1991! Në kohën kur pushtuesi serb e sulmonte në të katër anët Kosovën, dolën shumë burra dhe i thanë jo garave me ish Jugosllavi dhe klubet serbe.

Ndër ta ish edhe i ndjeri Lumi që as që i trembej qerpiku nga bandat serbe. Njeriu që la gjurmë dhe veprat e tij nuk do të vdesin kurrë.       

“Më 1991, formohet Federata e Basketbollit e Kosovës, e cila ndahet nga Federata e Basketbollit e Jugosllavisë. Kryetar i Parë i FBK-së u zgjodh Isuf Lumi, kurse Sekretar Fadil Dobroshi. 
Kampion i parë i Kosovës është Prishtina, kurse fitues i parë i Kupës së Kosovës është Vëllanzimi. Pas kampionatit të parë, po thuajse e tërë dekada kaloi nën dominim të Pejës, ekipit që u bë tri herë kampion dhe dy herë fitues i Kupës nën udhëheqjen e Valdet Spahisë si trajner. 

Basketbolli në Kosovë nuk u luajt në kohë lufte, kurse më 1999 basketbollistët dhe tifozët iu kthyen sallave të sportit, ku e kishin të ndaluar hyrjen për tetë vjet”, kështu shkruhet mes të tjera në historinë e faqes së Federatës së Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat