Favre drejt largimit

Futboll

Favre drejt largimit

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 15:06
Favre drejt largimit

Borusia e Dortmundit gati e ka humbur titullin për sezonin e dytë nën drejtimin e Lysien Favresë. Nëse trajneri zviceran do të vijojë të jetë në stolin e verdhezinjve edhe për sezonin e ardhshëm, është një temë e diskutueshme.

Dhe sipas “Bild”-it, në listën e kandidatëve të mundshëm për ta zëvendësuar Favrenë, është shfaqur edhe emri i Xhesi Marsh. Trajneri amerikan, aktualisht drejton kampionët e Austrisë, Red Bull Salcburgun, por 46-vjeçarit nuk i mungon eksperienca as në Bundesligë.

Marsh, sezonin e shkuar ishte asistenti i Ralf Rangnikut te Lajpcigu, përpara se të bëhej trajner i klubit simotër në Austri, Salcburgut, në korrik 2019.

Gjermanofolës dhe me një karakter të fortë, ai është trajneri që ushqeu talentin e Halandit te Salcburgu, përpara se norvegjezi të transferohej te Dormundi, ku ai mund ta rigjejë sërish yllin e tij. Pas largimeve të Halandit, Pongraçiçit dhe Minaminos në janar, kryesuesit e pamposhtur të Bundesligës Austriake rrëshqitën në vendin e dytë të klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat