Nëse dështon Martinezi - Bota Sot
Nëse dështon Martinezi

Futboll

Nëse dështon Martinezi

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 15:11
Nëse dështon Martinezi

“Daily Mail” raporton se skuadra e Barcelonës e ka vendosur Pierr Emerik Aubamejang, si sulmuesi rezervë për tu angazhuar, në rast se nuk realizohet plani i parë ose angazhimi i Lautaro Martinezit nga Interi.

Skuadra italiane insiston për 111 mln euro, ndërsa informtata e fundit thonë se do të jetë dakord me 80 mln euro.

Mirëpo katalanasit nuk janë të gatshëm që të paguajnë këtë shumë, duke insistuar që në këtë pako të futet ndonjë futbollist nga “Kamp Nou”.

Në rast se bisedimet shkojnë në kahje negative, atëherë Barcelona do të ulet të bisedojë për sulmuesin e Arsenalit, pasi që kontrata e Aubamejangut skadon verën e ardhshme dhe skuadra angleze ka gjasën e fundit që të përfitojë nga transferimi i sulmuesit nga Gaboni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat