Maqedonia e Veriut vendos mbylljen e sezonit - Bota Sot
Maqedonia e Veriut vendos mbylljen e sezonit

Futboll

Maqedonia e Veriut vendos mbylljen e sezonit

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 15:49
Maqedonia e Veriut vendos mbylljen e sezonit

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut mori sot vendimin për të ndërprerë përfundimisht sezonin 2019-2020, për shkak të situatës së krijuar me përhapjen e pandemisë Covid-19.

Futbolli në shtetin fqinj ishte ndërprerë që prej muajit mars, por disa ditë më parë u vendos për rifillimin dhe klubet kishin nisur përgatitjen në fushë, megjithatë sot do të duhet të shpërndahen sërish dhe të mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Situata me pandeminë në Maqedoninë e Veriut ka ardhur duke u përkeqësuar me hapjen graduale të vendit, ndaj sot u vendos që në qytetet e mëdha të rikthehet sërish izolimi, për të mos lejuar daljen nga kontrolli.

Duke ndjekur gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanërisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive me Covid 19 të konfirmuara te disa futbollist te Renova dhe Shkëndija dhe më pas procesi i vetë-izolimit, Këshilli Drejtues solli vendim ta ndërpretë sezonin garues 2019/20 në Ligën e Parë.”, thuhet në komunikatën e FFM-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat