Shqiptari me ekip fiton Kupën e Hungarisë

Futboll

Shqiptari me ekip fiton Kupën e Hungarisë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 15:52
Shqiptari me ekip fiton Kupën e Hungarisë

Mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji, fiton kupën e Hungarisë

Futbollisti Naser Aliji ka fituar kupën e Hungarisë me ekipin e "Honved" nga Budapesti. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare arriti suksesin e parë me skuadrën e tij të re, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.

Honved sot mposhti në finale ekipin e Mezokovesd SE me rezultat 2:1, me golat e Kamber të shënuar në minutat 33' dhe 56', Pekar shënoi për ekipin e tij në minutën e 37-të.

Për 26 vjecarin nga Kumanova ky është edhe një sukses i madh në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat