Ja kush ishte Agim Ademi e më kë në vitin 1996!

Futboll

Ja kush ishte Agim Ademi e më kë në vitin 1996!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 qershor 2020 Në ora: 17:04
Në të majtë është Rexhep Abdullahu, atëkohë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili ka ndërruar jetë në tetor të vitit 2007, në mes është Ramë Buja, atëkohë përgjegjës për sport nga Qeveria e atëhershme, si dhe Agim Ademi djathtas

Para 24 viteve ishte situatë krejt ndryshe në Republikën e Kosovës, shumë veprimtarë sportiv luftonin më mish e më shpirt për të organizuar garat në të gjitha disiplinat sportive dhe ishin të shantazhuar e kërcënuar nga regjimi kriminal serb. 

Në vitin 1996, Agim Ademi, kishte organizuar turneun tradicional për nder të dëshmorit Ismet Krasniqi, i cili ishte vrarë nga forcat kriminale serbe. 

Kush ishin përkrah tij? 

Në të majtë është Rexhep Abdullahu, atëkohë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili ka ndërruar jetë në tetor të vitit 2007 dhe në mes është Ramë Buja, atëkohë përgjegjës për sport nga Qeveria e atëhershme dhe djathtas Agim Ademi, sot kryetar i FFK-së. Një periudhë e sfidave të mëdha dhe e rrezikshmërisë së lartë, kur Agim Ademi organizonte turne në kuadër të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat