Zyrtare: Edhe Premierliga me 5 zëvendësime

Futboll

Zyrtare: Edhe Premierliga me 5 zëvendësime

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Ashtu si në ligat tjera, edhe në Premierligë është aprovuar kërkesa për 5 zëvendësime.

Deri në fund të sezoni që do të rinisë këtë muaj, ashtu si në ligat më të mëdha në Evropë, edhe në Premierligë do të aplikohen 5 zëvendësime, në krahasim me tre që ishin të zakonshme.

Kjo do të aplikohet deri në fund të sezonit.

Gjithashtu ekipet do të lejohen t’i kenë 9 futbollistë në stol, derisa më parë kishin 7.

Premierliga do të rikthehet në aksion me 17 qershor pas tre muajsh mungesë për shkak të pandemisë COVID-19 që paralizoi gjithë botën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat