Tovërlani: Lojtarët meritojnë komplimente

Futboll

Tovërlani: Lojtarët meritojnë komplimente

Nga: Kemajl Goca Më: 4 qershor 2020 Në ora: 19:21
Tovërlani: Lojtarët meritojnë komplimente

Feronikeli nga Drenasi nxori rezultat të favorshëm në takimin e parë të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. 
Skuadra nga Drenasi në udhëtim u nda baras (0:0) me Ballkanin nga Theranda. 

Kryetrajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, tha se treguan lojë të mirë dhe morën rezultat pozitiv. 

Trajneri më i trofeshëm në vendin tonë, e pranon se ka qenë vështirë edhe kthimi në fushë pas një pauze të gjatë shkaku i pandemisë Covid 19.

“Mendoj që kemi bërë një paraqitje të mirë dhe lojtarët meritojnë komplimente. 
Ishte e vështirë pas një pauze të gjatë. 

Megjithatë loja ishte e fortë dhe me ritëm të mirë duke pasur parasysh pauzën dhe kohën e shkurtër të përgatitjeve”, thotë Tovërlani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat