Liverpool mund të fitojë titullin që në ndeshjen e parë, ky është skenari

Futboll

Liverpool mund të fitojë titullin që në ndeshjen e parë, ky është skenari

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 10:20
Jurgen Klopp

Vendimi për vazhdimin e sezonit në Premierligë ka qenë i mirëseardhur për tifozët e Liverpool, që do t’i japin fund pritjes së gjatë 30 vjeçare për titullin e kampionit.

Liverpool ka mundësi të mirë që të fitojë titullin që në ndeshjen e parë pas rifillimit të sezonit.

‘The Reds’ për ta bërë këtë duhet të shpresojnë që fillimisht Arsenal të mposht Manchester Cityn në ‘Etihad Stadium’.

Nëse Arsenal ia bën këtë favor Liverpoolit, skuadrës së Jurgen Klopp tani i mbetet të mposht Evertonin në udhëtim, për t’u kurorëzuar me titullin e kampionit.

Liverpool aktualisht janë në krye të Premierligës me 25 pikë më shumë se Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat