Lajm i madh për sportistët e Kosovës

Futboll

Lajm i madh për sportistët e Kosovës

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 14:26
Lajm i madh për sportistët e Kosovës

Është shënuar Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit në Kosovë, me disa aktivitete sportive simbolike të organizuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, me këtë rast ka thënë se sporti është shëndeti i një shoqërie..

Kështu që ajo ka premtuar mbështetje të madhe për sportistët, duke folur në veçanti edhe për Pakon Emergjente, ku parashihet ndihmesë financiare për sportistët.

“Sot është dita e parë ku unë jam si ministre në qeverinë ‘Hoti’ dhe ne bashkërisht do të punojmë shumë, sidomos për sportin”, ka thënë Dumoshi.

Duke shtuar se sot në mbledhjen e Qeverisë do të diskutohet edhe për Pakon Emergjente, që do t’u dalë në ndihmë sportistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat