Maqedonia ndeshjen e parë e zhvillon më 22 shtator

Futboll

Maqedonia ndeshjen e parë e zhvillon më 22 shtator

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 14:34
Maqedonia ndeshjen e parë e zhvillon më 22 shtator

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në konkurencën e femrave , ndeshjen e parë , pas pandemisë “Covid 19”, do të zhvillojë më 22 shtator, kundër Francës në Shkup.

Sipas faqes zyrtare të UEFA-s, Maqedonia pas sfidës në Shkup, më 23 tetor, do të zhvillojë sfidën e dytë me të njëjtin kundërshtarë, por në Paris, ndërsa më 27 nëntor do të përballet me Kazakistanin në transfertë.

Me këto tre ndeshje mbyllen eliminatoret në grup, ku Maqedonia qëndron në vendin e parafundit me një fitore dhe 3 pikë , por edhe 4 disfata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat