Rasti i Milot Rashicës

Futboll

Rasti i Milot Rashicës

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 15:00
Rasti i Milot Rashicës

Rasti i Milot Rashicës po diskutohet shumë në Gjermani së fundi. Madje për kontratën që ai ka me Werder Bremenin, përkatësisht me klauzolën e lirimit të tij, së fundi është marrë edhe profesori i së drejtës, Philipp Fischinger.

Ai ka thënë se për shkak të situatës së krijuar pas përhapjes së koronavirusit, afati i skadimit të klauzolave duhet të shtyhet. Qëndrimin e tij e ka ilustruar me rastin e Rashicës. Në kontratën e tij me Werderin është paraparë klauzola për lirim, që vlen deri më 15 qershor. Nëse mbijeton Werderi në Bundesligë, klauzola për lirim është 35 milionë euro, por nëse bie klauzola është 15 milionë euro.

Për shkak të ndërprerjes së edicionit, Bundesliga nuk do të përfundojë deri muajin e ardhshëm. Kjo sipas profesorit gjerman nënkupton se klauzola duhet të vlejë edhe pas 15 qershorit.

“Në këtë rast, sipas opinionit tim, klauzola nuk përfundon sipas afatit të paraparë, por aplikohet më gjatë për shkak të interpretimit shtesë të kontratës. Shuma që një palë e interesuar duhet të vendos në tavolinë, në mënyrë që të përfitojë nga klauzola e lirimit, varet nga e ardhmja e Werderit në ligë”, ka thënë Fischinger për “kicker.de”.

Për Rashicën po interesohen skuadra të shumta evropiane. Ka gjasë që ai të kaloi te RB Leipzigu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat