Futbollisti vdiq në fushë, mjekja dënohet me burg

Futboll

Futbollisti vdiq në fushë, mjekja dënohet me burg

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 15:53
Futbollisti vdiq në fushë, mjekja dënohet me burg

Një gjykatë në Rumani ka vendosur të dënojë me një vit e gjysëm burg një doktoreshë për neglizhencë pasi shkaktoi vdekjen e mesfushorit kamerunas të Dinamo Bukuresht, Patrik Ekeng në maj 2016.

Ekeng vdiq në fushën e lojës pak çaste pasi u fut në lojë si zëvendësues.

Elena Duta mjekja që po shoqëronte në ambulancë lojtarin kamerunas u akuzua  për mjekim të pakujdeshëm dhe nuk bëri përpjekjet e mjaftueshme për të shpëtuar futbollistin afrikan, dhe do përballet me 60 ditë punë komunitare dhe 200,000 euro gjobë, pasi gjykata e konvertoi dënimin me burg.

Klubi ku aktivizohej Ekeng Dinamo e Bukureshtit e hoqi nga qarkullimi fanellën me numrin 14 në shenjë respekti për mesfushorin kamerunas që ka luajtur me skuadra të në Kamerun, Francë dhe Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat