Australia e Kosovës bëhet me trajner të ri!

Futboll

Australia e Kosovës bëhet me trajner të ri!

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 16:00
Australia e Kosovës bëhet me trajner të ri!

Trajneri Riza Preteni do të jetë në drejtim tashmë të skuadrës nga Mitrovica, KF Australia.

Kjo është bërë e ditur nga klubi mitrovicas, në llogarinë e tyre zyrtare.

Preteni, është njëri prej kontribuesve në mëvetësimin e futbollit tonë, në vitet e 90-ta.

“KF Australia nënshkruan kontratë me trajnerin e mirënjohur Rizah Preteni – Liki.

Të nderuar futbolldashës mitrovicas,ju njoftojmë se ne kemi arritur marrëveshje me trajnerin Rizah Preteni për një bashkëpunim shumë vjeçar ku ne do mundohemi të ngrisim dhe zhvillojmë talentin e gjeneratave të reja dhe më gjërë.

Trajneri Lik,siç e quajmë të gjithë do të jetë Trajner i Ekipës së Parë (Seniorëve),ku shumë shpejtë do fillojmë grumbullimin e talentëve të regjionit të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit mitrovicas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat