Vardari i Shkupit i bën presion FFM-së

Futboll

Vardari i Shkupit i bën presion FFM-së

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 16:07
Vardari i Shkupit i bën presion FFM-së

Reagime të shumta nga FK Vardar i Shkupit pas vendimit për ndërprerjen e kampionatit dhe mosshpalljen e kampionit të sivjetmë, për shkak të rritjes së numrit të futbollistëve pozitiv me Covid-19.

Lidhur më këtë i pari që ka reaguar ishte kapiteni i Vardarit, Filip Gacevski. Ai vlerëson se janë kampion dhe se duhet ta fitojnë titullin.

“Djem ne jemi kampion!!A do të jemi edhe zyrtarisht ose jo, ne jemi kampionët e vërtetë! Për fat të keq në këtë shtet gjithcka është e mundur!!!FFM mos na zhgënje”, ka shkruar Gacevski në facebook. Pas tij kanë reaguar edhe fubollsti tjetër i Vardarit, Vlladica Brdarovski dhe trajneri Aleksandar Vasovski.

“Ia urojë futbollistëve të mi titullin. Shpresoj që FFM-ja do ta përmirësojë gabimin!”, shkroi mes tjerash trajneri Vasovski në facebook.

“Mos na e merrni të drejtën e gëzimi, Vardari e meriton trofeun”, ka shkruar ndër tjerash lojtari Brdarovski.

Deri para ndërprerjes së kampionatit, Vardari ishte në vendin e parë me 46 pikë në 23 ndeshje të luajtura, dhjetë më shumë se i dyti Sileksi dhe 11 pikë më shumë se Shkëndija e vendit të tretë./reshat ibrahimi/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat