Jurgen Klopp: Ky ekip është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Jurgen Klopp: Ky ekip është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 12:01
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur rreth ekipeve pretendente për ta fituar Ligën e Kampionëve, transmeton Insporti.

Gjermani ka zgjedhur Bayern Munchenin, ekip i cili sipas tij është në formë shumë të mirë dhe ka më së shumti shansa për ta pasuar Liverpoolin e tij si kampion në Evropë.

“Bayerni ka një shans të mirë për ta fituar. Po duken shumë mirë për momentin, çdo gjë po ecen dhe lojtarët e dëmtuar po kthehen. Megjithatë gjërat duhet të qëndrojnë kështu.

Për të fituar titujt e mëdhenj duhet dhe fat. Në finale duhet të kesh lojtarët e tu më të mirë në fushë. Unë besoj se ata kanë shansin më të mirë, edhe sepse nëse kanë dëmtime do kenë kohë ti rikuperojnë për Champions” – u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat