KF Piroku dikur

Futboll

KF Piroku dikur

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 14:23
KF Piroku dikur

Nga mesi i viteve të 90-ta, KF Piroku nga Tetova kishte një ekip me futbollistë shumë cilësor, të ardhur edhe nga Shkëndija, dhe një kryesi entuziaste.

Në sezonin 1994/1995 kjo skuadër luante një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikim në ligën e Tretë, por për fat të keq nuk ia doli të realizojë ëndrrën e madhe që kishin.

Një lexues i yni i rregullt i faqes sonë, Jaser Aliti-Laluçi nga Tetova na sjell në kujtesë emocionet e këtyre fotografive shumë atraktive.

Në fotografinë është skuadra e KF Pirok para ndeshjes kualifikuese për në ligën e tretë, ndërsa në të dytën pronari i asaj kohe Siri Rexhepi me dy futbollistët Nexhbedin Aliti dhe Synaj Emini (djathtas). Siri Rexhepi ka qenë edhe pronar i ish-kafiteresë Lovec.

Një arsye më shumë për publikimin e këtyre fotografive tejet emocionuese është se Siri Rexhepi sot ka një ditë të veçantë. Ai feston ditëlindjen e tij të 65-të.

Me këtë rast edhe ne si faqe i urojmë Siriut shëndet dhe të gjithë të mirat në jetë./reshat ibrahimi/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat