Futbollisti shqiptar rinovon kontratën në Francë deri në 2023-shin

Futboll

Futbollisti shqiptar rinovon kontratën në Francë deri në 2023-shin

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 14:30
Futbollisti shqiptar rinovon kontratën në Francë deri në 2023-shin

Ish-futbollisti i Shqipërisë U21 Qazim Laçi do të vazhdojë të luajë për ekipin  e Ajaços deri në vitin 2023.

Klubi korsikan njoftoi në faqen e tij zyrtare se 24-vjeçari shqiptar ka rinovuar kontratën për 3 vitet e ardhshme.

Laçi luan prej 3 vitesh me Ajaçon, kurse këtë sezon është aktivizuar në 27 ndeshje të kategorisë së dytë të futbollit fracez duke realizuar 3 gola.

Ish-futbollisti i Olimpiakosit është në pritje të debutimit me fanelën kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat