Ferizaj pa gjashtë lojtarë kundër Prishtinës - Bota Sot
Ferizaj pa gjashtë lojtarë kundër Prishtinës

Futboll

Ferizaj pa gjashtë lojtarë kundër Prishtinës

Nga: K. G. Më: 6 qershor 2020 Në ora: 14:48
Ferizaj pa gjashtë lojtarë kundër Prishtinës

Skuadra e Ferizajt ka disa probleme para ndeshjes së nesërme në orën 18.00 kundër Prishtinës, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.

“Ferizaj mbyllë përgatitjet e fundit para duelit me Prishtinën mungojnë gjashtë futbolliste kryesorë.

Skuadra jonë sot ka mbajtur stërvitjen e fundit para duelit me Prishtinën.

Në këtë takim skuadra pritet ti ketë gjashtë mungesa kryesore, 5 me kartona te verdhë dhe një i lënduar, Edon Sadriu, Taulant Dajaku, Gentrit Halili, Dren Gashi, Ergon Hyseni me kartona te verdhë, ndërsa mbrojtësi Ardian Shajlani i lënduar, por shpresojmë në rezultat pozitiv nga djelmoshat tanë”, njofton KF Ferizaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat