Sopi nisi me punën në Suedi: Jam shumë i kënaqur

Futboll

Sopi nisi me punën në Suedi: Jam shumë i kënaqur

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 14:55
Sopi nisi me punën në Suedi: Jam shumë i kënaqur

Ditën e hënë trajneri i njohur shqiptar, Agim Sopi, ka zhvilluar stërvitjen e tij të parë me klubin e ri Österlen FF, i cili garon në ligën e katërt suedeze. Në seancanë e parë kanë qenë të pranishëm të gjithë lojtarët e tij, përfshirë edhe përforcimet e reja.

“Jam shumë i kënaqur me fillimin e përgatitjeve. Kam futur disa risi në stërvitje, të cilët lojtarët po i kryejnë me shum sukses. Grupin e futbollistëve e kam shumë të mirë, pasi bëhet fjalë për lojtarë me përvojë dhe perspektivë. Disa përforicime më kanë ardhur nga klubetë njohur si Trelleborg, pastaj Malmo FF e të tjerë. Shpresoj se me një punë të mirë dhe përkushtim të madh do të ngjitemi në ligën e tretë, që është edhe synim i drejtuesve të klubit”, deklaroi Agim Sopi për gazetarin Reshat Ibrahimi.

Sezoni i ri në Ligën e katërt suedeze fillon me 14 qershor, por trajneri Sopi ka njoftuar se ndeshja e parë e tyre në sezonin e ri është anuluar për në fund të muajit. Kështu që, ai debutimin e tij në pankinë e Osterlen FF do ta ketë katër ditë më vonë ose me 18 qershor.

Pastaj do të pasoj një pushim dhjetëditor në kampionat për vazhduar liga nga fundi i muajit qershor.

Trajneri Sopi gjithashtu na njoftoi se liga ku garon klubi i tij Osterlen FF numëron 14 skuadra, ndërsa për shkak të pandemisë me Covid-19 federata e futbollit e këtij vendi ka sjell vendim që të luhen vetëm 13 ndeshje, dmth vetëm sezoni i vjeshtës.

Kujtojmë se, Agim Sopi është nga Shkupi, por më shumë se tre dekada jeton dhe vepron në Malmo të Suedisë.
51 vjecari më herët ka qenë trajner i Landskrona në Suedi, ndërsa në Kosovë ishte trajner i Feronikelit nga Drenasi, kampion i Kosovës.

Ishte edhe ndihmëstrajner i U21 të Maqedonisë me të cilët shënoi sukses historik, duke u kualifikuar në Euro 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat