Luis është një prej futbollistëve më të kërkuar

Futboll

Luis është një prej futbollistëve më të kërkuar

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 15:02
Luis është një prej futbollistëve më të kërkuar

Talenti i Benficas, Florentino Luis është një prej futbollistëve më të kërkuar për momentin nga skuadrat e mëdha europiane.

Në rradhë për kartonin e mesfushorit janë vënë Milani, Manchester United, Leeds United, Real Betis e Bayer Leverkusen.

Agjenti i 20-vjeçarit, Bruno Carvalho Santos deklaroi se Luis është një prej mesfushorëve më të kuotuar të Europës dhe se për të ka një interesim të madh nga shumë klube.

Ai theksoi se Milani është shumë i interesuar për kartonin e lojtarit, por nuk janë vetëm kuqezinjtë në gjurmët e lojtarit, pasi konkurrenca për të është shumë e madhe, ku në garë janë edhe klubet nga Anglia, Gjermania dhe Spanja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat