Dhuratë 206 mijë euroshe

Futboll

Dhuratë 206 mijë euroshe

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 15:22
Dhuratë 206 mijë euroshe

Një dhuratë e veçantë për ditëlindjen e Lorenzo Insigne. Kapiteni i Napolit mori si dhuratë për 29-vjetorin një makinë flakëruese nga gjysma e tij e ëmbël, Jenny Darone.

Bëhet fjalë për një “Lamborghini Huracan EVO” me vlerë më shumë se 206 mijë euro, të cilin e gjeti në shtëpinë e tij, me një fjongo të madhe të kuqe, siç dëshmohet nga fotografia e “NapoliMagazine.com”. Një surprizë vërtet e këndshme dhe e kushtueshme për yllin e kombëtares së Italisë.

Makina e re e Insigne është një “bishë” e vërtetë.

Ajo ka një motor që siguron deri 325 km/orë. “Evo” është evolucioni i fundit i modelit më të suksesshëm të Lamborghini, duke pasur performancën mekanike më ekstreme të makinave sportive, e vlerësuar veçanërisht në përsosjet aerodinamike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat