Gjasula nuk fal, “Luftëtari” barazon rekordin - Bota Sot
Gjasula nuk fal, “Luftëtari” barazon rekordin

Futboll

Gjasula nuk fal, “Luftëtari” barazon rekordin

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 16:28
Gjasula nuk fal, “Luftëtari” barazon rekordin

Gjasula nuk fal, “Luftëtari” barazon rekordin.

Klaus Gjasula ka zbritur si titullar në fushë në ndeshjen që Paderborn po luan në transfertë kundër Leipzig. Shqiptari kishte 15 kartonë të verdhë dhe nuk mund të mungonte ndëshkimi i tij ditën e sotme.

Gjasula u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 22′ pas një ndërhyrjeje të gabuar. “Luftëtari” tashmë ka 16 kartonë të verdhë duke barazuar rekordin e më shumë kartonëve të verdhë në një sezon që mbahet nga Tomasz Hajto.

Ky i fundit u ndëshkua me 16 kartonë të verdhë në sezonin 1998-99. Mesfushori shqiptar e ka barazuar këtë rekord dhe ka në dispozicion dhe 6 ndeshje për ta thyer..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat