Leipzig lëshon në fund fitoren, Paderborn ‘vjedh’ një pikë

Futboll

Leipzig lëshon në fund fitoren, Paderborn ‘vjedh’ një pikë

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 17:44
Pamje nga ndeshja

RB Leipzig ka lëshuar pikë ndaj Paderborn.

Në xhiron e 30-të të Bundesliga, Leipzig ka marrë vetëm një pikë, duke lënë gjithçka të hapur në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Leipzig luajti baras 1:1 në përballjen kundër Paderborn, me sfidën që u  vulos tek në minutën e 92’.

Ishte Patrick Schick ai që në minutën e 27′ shënoi golin e parë dhe të epërsisë për Leipzig, pas asistimit të Timo Werner.

Leipzig luajti me 10 lojtarë nga minuta e 43’, pasi Dayot Upamecano u ndëshkua me kartonin e kuq.

Kur të gjithë menduan se tri pikët do t’i shkonin Leipzig, në skenë doli Christian Strohdiek, i cili dërgoi topin në rrjetë për 1:1.

Ndarja e pikëve vendos Leipzigun në pozitën e tretë, me 59 pikë, kurse Paderborn vazhdon të jetë në pozitën e fundit, me 20 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat