Fiorentina dhe Benfica kontaktojnë me Paqueta - Bota Sot
Fiorentina dhe Benfica kontaktojnë me Paqueta

Futboll

Fiorentina dhe Benfica kontaktojnë me Paqueta

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 18:25
Paqueta

Lucas Paqueta pritet të largohet nga Milan.

Ylli brazilian, Lucas Paqueta, pritet të largohet nga skuadra e Milan gjatë merkatos së verës.

Mesfushori nuk arriti të bindte me paraqitjet e tij në ‘San Siro’, që kur u transferua nga Superliga e Brazilit.

Sipas raportimeve të fundit nga mediet italiane, dy skuadra deri më tani kanë kontaktuar për kartonin e lojtarit. Bëhet fjalë për Benfica dhe Fiorentina.

‘Viola’ po e kërkon lojtarin për dy vite huazim, deri në vitin 2022, me opsionin për ta blerë në fund të huazimit.

Milan do të dëshironte një garanci që Fiorentina do të paguajë në fund për lojtarin. Në anën tjetër, Benfica duket më e gatshme që të transferojë lojtarin në formë permanente qysh në këtë merkato.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Lucas Paqueta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat