Dalin rezultatet e testeve për koronavirus te ekipi i Tiranës

Futboll

Dalin rezultatet e testeve për koronavirus te ekipi i Tiranës

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 18:39
Dalin rezultatet e testeve për koronavirus te ekipi i Tiranës

Vjen lajmi që të gjithë e prisnin te Tirana një ditë para sfidës me Luftëtarin në transfertë.

Të gjithë pjesëtarët e ekipit bardheblu, që iu nënshtruan testit për COVID-19 kanë rezultuar të pastër, pra nuk kanë bartës të koronavirusit.

Klubi 24 herë kampion i Shqipërisë ishte detyruar të kryente tamponët, pasi bardheblutë ishin ndeshur me Bylisin në Ballsh (1-3), ekip ku rezultoi lojtari i parë i Superiores me Koronavirus, Edison Qardaku.

Tashmë kryeqytetasit, por edhe gjirokastritët mund të jenë të qetë, sepse nuk ka asnjë lojtar të Tiranës me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat