Callejon do të largohet nga Napoli, ka marrëveshje me gjigantin e La Liga - Bota Sot
Callejon do të largohet nga Napoli, ka marrëveshje me gjigantin e La Liga

Futboll

Callejon do të largohet nga Napoli, ka marrëveshje me gjigantin e La Liga

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 18:43
Jose Callejon

Callejon ka bërë zgjedhjen e tij.

Anëtari i Napoli, Jose Callejon, me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Napoli, gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve të medieve italiane, lojtari tashmë ka pranuar një ofertë nga skuadra e Valencia, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të jetë i lirë sapo kontrata e tij të skadojë në fund të këtij sezoni.

33 vjeçari kalonte te Napoli në vitin 2013, pikërisht nga La Liga, por asokohe aktivizohej me skuadrën e Real madrid.

Lojtari ka pasur një karrierë mjaft të mirë me napolitanët, duke shënuar 80 gola dhe shtuar 77 asistime në 336 ndeshje.

Mbetet të shihet nëse do të zyrtarizohet marrëveshja e Callejon me Valencia. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat