Veprimi i pamatur i Upamecanos i kushtoi Leipzigut me barazim - Bota Sot
Veprimi i pamatur i Upamecanos i kushtoi Leipzigut me barazim

Futboll

Veprimi i pamatur i Upamecanos i kushtoi Leipzigut me barazim

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 00:34
Dayot Upamecano

Mbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano, është përjashtuar me karton të kuq ndeshjen e Bundesligas kundër Paderbornit.

Francezi u largua nga fusha në fund të pjesës së parë (43’) duke i lënë bashkëlojtarët në vështirësi gjatë gjithë gjysmës së dytë.

Përjashtimi i 21-vjeçarit kishte ndodhur për shkak të goditjes së topit teksa ishte i nevrikosur (ndërsa më herët kishte marrë një karton të verdhë dhe kartoni i dytë e largoi nga ndeshja).

Patrik Schick i kishte dhënë epërsi Leipzigut në minutën e 27-të, mirëpo pasi mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, skuadra e Julian Nagelsmann nuk arriti ta mbronte epërsinë.

Paderborni që ndodhet në fund të tabelës, arriti që ta merrte një pikë duke e barazuar rezultatin në minutat shtesë me golin e Christian Strohdiek.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat