“Pogba duhet të jetë më konsistent për të kaluar te Real Madrid”

Futboll

“Pogba duhet të jetë më konsistent për të kaluar te Real Madrid”

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 12:08
Pogba

Pogba vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid.

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madrid.

Lidhur me këtë ka folur edhe Ander Herrera, mesfushori spanjoll i PSG, i cili beson se Pogba duhet të jap më shumë për të fituar një lëvizje të tillë.

Konsistenca është ajo që i mungon fituesit të Kupës së Botës, gjithnjë sipas Herrera.

“Si futbollist, Paul ka gjithçka; ai sulmon kundërshtarin, rikuperon topin, është i mirë në ajër, agresiv, mbrohet mirë, sulmon, shënon gola, por ai ka rënie dhe ngritje”, ka thënë Herrera.

“Ai ka luajtur ndeshje ku ka bërë diferencën dhe të tjera ku vetëm ka qëndruar. Duhet që gjithmonë të jesh i shkëlqyer. Nëse ai mbanë konsistencën, sigurisht se Madridi apo secili klub i madh do ta transferojë”, ishin fjalët e mesfushorit të PSG.

Pogba lidhet edhe me skuadrën e Juventus, dhe me shumë gjasë ky do të jetë fundi i aventurës së tij të dytë me Manchester United. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat