Lojtari shqiptar: Gruaja ime rrezikoi ta humbiste fëmijën në sfidën me Serbinë

Futboll

Lojtari shqiptar: Gruaja ime rrezikoi ta humbiste fëmijën në sfidën me Serbinë

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 13:42
Lojtari shqiptar: Gruaja ime rrezikoi ta humbiste fëmijën në sfidën me Serbinë

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila, ka zbuluar se gruaja e tij rrezikonte ta humbiste fëmijën në kohën kur ishte duke luajtur ndaj Serbisë.

Këtë gjë, Lila e ka shprehur gjatë emisionit “Pop Culture”.

“Kur ishim në Serbi duke luajtur gruaja ime ishte shtatzënë dhe shkoi në spital pasi rrezikoi të humbiste fëmijën”, ka thënë Lila.

Ai gjithashtu ka kujtuar edhe golin kundër Interit në “San Siro” kur luante me Parman.

 “I shënova gol Interit në ‘San Siro’ dhe do ja tregoj edhe fëmijëve të mi atë gol” shprehet duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat