Juventus dhe City në garë për talentin

Futboll

Juventus dhe City në garë për talentin

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 16:07
Juventus dhe City në garë për talentin

TTalenti i Lyonit, Houssem Aouar mbetet njëri ndër futbollistët më të dëshiruar aktualisht nga klube të mëdha evropiane. Loja e tij e mirë ka ka futur në “luftë” Juventusin dhe Manchester City.

Ai ishte vendimtar kundër bardhezinjve në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Champions-it. Në pritje të sfidës së kthimit në gusht po mendohet për merkaton. Prej disa kohësh, klubi bardhezi ka punuar për të siguruar talentin e mesfushës së Lyon-it.

Momenti duket i dobishëm, edhe pse rivaliteti me “qytetarët” e Guardiolës është evident. Po ashtu, mësohet se edhe PSG po qëndron në prapavijë, ndaj nuk duhet nënvlerësuar. Megjithatë, rivali i vërtetë, sipas asaj që thuhet në Francë, janë anglezët, me Guardiolën që e kishte tentuar edhe verën e kaluar futbollistin në fjalë.

Bardhezinjtë janë të preferuarit e vetë Aouar. Dhe ne e dimë sa rol ka vullneti i lojtarit në negociata kaq të ngushta. Paratici tashmë ka një plan shumë specik për ta bindur Lyon: një huazim të kushtueshëm 2-vjeçar, me detyrim blerjen përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat